VIDEO/ Kush është polici shkodran që iu vendos tritol! Dalin pamjet e autorëve të maskuar

AKTUALITET


Një punonjësi të Policisë Rrugore në Shkodër i është vendosur lëndë plasëse në automjet. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së policit Kastriot Selimaj, 50 vjeç.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të makinës. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër.

Në videon e siguruar nga ABC News shihen dy persona të maskuar, të cilët afrohen pranë banesës së efektivit Kastriot Selimaj.

“Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit Kastriot Selimaj, 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti”, njofton policia.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por identifikimi i autorit/ëve ende nuk është bërë. Efektivët po vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa do këqyren edhe kamerat e sigurisë rreth zonës që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.



Skip to toolbar