Alibeaj largohet nga PD/ “Akt i fortë politik”, Meçe: Basha ishte faktori negativ i grupimit

Më të fundit


Pas më shumë se një javë që vula e logoja blu kaloi tek Berisha, deputeti Enkelejd Alibeaj deklaron distancimin nga selia blu, duke u larguar nga grupi parlamentar demokrat.

Analisti Arben Mece i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se qëndrimi i Alibeajt është një akt i fortë politik, ku më tej shtoi se Alibeaj është përfaqësues i grupit serioz, i shkëputur nga linja e Bashës dhe Berishës. Sakaq u ndal te figura e Lulzim Bashës, ku tha se ai ka qenë faktori negativ i grupimit.

“Këta ishin mbartës të një fryme. Mua më bëri përshtypje se pse Alibeaj u largua dhe iu hapi rrugën Bashës. Futja e Bashës e atij grupi ishte faktori me agresiv dhe negativ i atij grupimi, në atë moment ra poshtë. Unë kam qenë oponent ndaj këtij veprim. Alibeaj nuk është larguar nga politika, por nga grupi parlamentar i PD-së. Nuk mendoj se do të dorëzojë mandatin.

Pritshmëria ishte që grupi i Bashës duhet të organizohet me një strukturë të re politike, me shpalljen e një partie të re. Duket se faktori Basha është i infiltruar nga Berisha në këtë grupim. Një grup që përbën një bërthame jo të vogël, mund të kalojë në një strukturë veç Bashës. Nuk pres prej tij… qëndrimi tij është një akt i fortë politik. Ai bëri një akt publik dhe pozicioni një lëvizje të re, ku sipas meje do jetë një lëvizje me frymë. Se më 14 maj frymë triumfoi”, u shpreh Meçe./abcnews.al



Skip to toolbar