Nazarko në “Real Story”: Basha zgjodhi të fitojë kohë me rekurs, Alibeaj bëri distancim të qartë, por pa kritika!

Më të fundit


Enkelejd Alibeaj deklaroi këtë të enjte se ardhmja e PD është pa Sali Berishën, dhe gjithashtu njoftoi edhe largimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Mentor Nazarko u shpreh se me këtë qëndrim Alibeaj bëri një distancim të qartë.

“Unë e quaj sfidë ndaj Bashës sepse kjo ishte pikëpyetja e madhe, çfarë do të bënte grupi i Bashës. Basha zgjodhi të fitoi kohën me teorinë e rekursit, Alibeaj bëri distancim të qartë. Ky akt i Alibeaj është distancim nga Basha, por pa e kritikuar duke shpërfaqur qartë diferencën e sjelljes së tij. Në pritshmërinë time, një distancim i tillë nga një figurë e konsoliduar si Alibeaj, prisja që ai të demonstronte dhe fillesat e një rrymë politike. Dhe këtu dallon ai nga Tabaku”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste Nazarko u shpreh se Alibeaj shpërfaqi qartë diferencën e sjelljes së Lulzim Bashës, ndërsa nënvozoi se ky vendim i tij ishte një akt i fortë.

“Ky akt i fortë i Alibeajt, ngjan akoma më i fortë edhe për shkak se dukej se Basha ishte në përpjekjet e tij për t’u konsoliduar, dhe në pritshmërinë time, teksti nuk ishte frymëzues, ishte kritik por nuk kishte diçka propozuese apo diçka të re. Por le të shpresojmë edhe një rikthim në mënyrë të re”, shtoi ai.



Skip to toolbar