Nazarko: Veprimi i Alibeajt përmban sfidën për ata që në emër të mbajtjes së mandatit bëjnë ‘kërcime vdekjeprurëse’

Më të fundit


TIRANË- Analisti Mentor Nazarko tha se veprimi i Enkelejd Alibeajt për t’u larguar nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përmban një sfidë për të gjitha ata që në emër të mbajtjes së emrit të tyre në listën për të qenë deputet bëjnë kapërcime sa në njërin krah, sa në tjetrin.

Ai analizoi edhe deklaratën që dha Kreshnik Çollaku në “News Line” në ABC News, i cili tha se do vijojë të mbetet në PD, por shtoi se “Non grata” e Berishës nga SHBA dhe Britania e Madhe është një barrë e rëndë.

“Veprimi i Alibeajt, që përmban sfidën për ata që në emër të mbajtjes së mandatit, rikonfirmimit eventual në listën e ardhshme që do të përgatisë Berisha janë duke bërë të gjitha këto kërcimet vdekjeprurës, herë me atë herë me këtë, pra është një sfidë, dhe krejt ndryshe nga ai, z. Çollaku kërkon të gjejë një alibi për kthimin tek Partia e madhe, ai thotë mund të kthehem tek jeta universitare, por ajo që është e përbashkësi në qëndrimet e tyre është një lloj pesimizmi që ata mund të përfaqësojnë diçka të fuqishme politike jashtë vulës së PD. Ky është një lloj pesimizmi, dhe dëshpërimi. Ata e kanë testuar veten sepse këto janë disa pikëpyetje të mëdha për shoqërinë tonë, a e ka aftësitë për tu rigjeneruar politikisht, për të lejuar një rotacion normal, unë mendoj se po”, tha ai.

Sipas Nazarkos, në Shqipëri nuk po afrohen alternativa politike, të cilat rezonojnë me prirjet elektorale.

“Nuk po afrohen alternativa të besueshme, këto alternativa nuk rezonojnë me ato që janë prirjet elektorale”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar