Dhunuan 29-vjeçaren në Vlorë, arrestohet babai, vëllai dhe i fejuari i saj

AKTUALITET


Tre persona janë vënë në pranga në Vlorë pasi dyshohet se kanë dhunuar një 29-vjeçare.

Sipas policisë, të arrestuarit janë babai, vëllai dhe i fejuari i të resë. Po ashtu, është sekuestruar 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte babai i 29-vjeçares, në banesë.

Policia në komunikatën e shpërndarë për mediat thotë se e reja është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Skip to toolbar