Prokuroria e Kukesit ka vënë në sekuestro disa pasuri që rezultonin në emër të Fatjon Dautaj dhe familjareve te tij i akuzuar për veprën penale pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Dautaj është arrestuar më heret nga Policia Metropolitane e Londrës për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa ka qenë nën hetim nga Agjencia Kombëtare Kundër Krimeve në Angli për trafik droge dhe pastrim parash.
Pasuritë e konfiskuara janë një njësi me sipërfaqe 100 m2, truall me sipërfaqe 64 m2 dhe ndërtesë po me sipërfaqe 64 m2, si dhe një pronë me sipërfaqe 30 m2. Fatjon Dautaj u bë i njohur publikisht pasi ne janar te vitit 2022 shkelmoi deren e nje prej zyrave te Partisë Demokratike, në të cilën më pas hyri ish-kryeministri Sali Berisha për të mbajtur një konferencë shtypi.
Ne ate kohe Gazmend Bardhi mbante postin e sekretarit te pergjithshem te PD dhe ishte ne krah te Lulzim Bashes, ku deklaroi per mediat se berisha permes njerezve me te shkuar kriminale po tentonte te perplaste demokratet me demokratet. Ndersa kreu ish- kreu i Pd Lulzim basha deklaroi ne ate kohe se Fatjon Dautaj nje person me te kaluar krikinale u nxit nga Flamur Noka per te goditur me shkelm derën e sallës së mbledhjeve të selisë blu.
Nga ana tjeter Noka deklaroi se lajmet për të shkuarën kriminale të dautajt janë shpifje e Lulzim Bashës dhe njerëzve që e rrethojnë. Në fakt, emri i Dautajt është i njohur edhe në median britanike, e cila kohë më parë i ka kushtuar një artikull të gjatë. Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kombëtare e Krimit e ka cilësuar Dautajn anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në kokainë, kanabis, trafik qëniesh njerëzore dhe pastrim parash.
