Zjarr në një banesë 2-katëshe në Shkodër, flakët përfshijnë dhe 3 banesa të tjera

AKTUALITET


Një zjarr ka rënë në një banesë dykatëshe në Shkodër. Policia bën me dije se si pasojë, flakët kanë përfshirë dhe 3 banesa të tjera. Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç.

Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.  Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. 

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.



Skip to toolbar