Ndarja nga jeta e Kadaresë/ Begaj: Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë

AKTUALITET


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarin të madh, Ismail Kadare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se shqiptarët humbën sot gjeniun e letrave dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.

Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, ka shkruar kreu i shtetit.



Skip to toolbar