Vijon ndërhyrja për shuarjen e plotë të zjarrit që ka përfshirë fshatrat Kalivaç dhe Zimaj, në Njësinë Administrative Ungrej, Bashkia Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, nga flakët mendohet se janë përshkuar dhe djegur rreth 200 hektarë sipërfaqe në të dy fshatrat. Ndërkohë, dëmet e shkaktuara nga zjarri po evidentohen nga forcat e Emergjencave Civile të Bashkisë Lezhë.
Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar dhjetëra forca dhe mjete, konkretisht:
2 mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lezhë, me 12 forca;
21 forca zjarrfikëse të Ministrisë së Mbrojtjes, me 3 mjete zjarrfikëse;
90 efektivë të Forcave të Armatosura;
8 punonjës të shërbimit pyjor;
6 forca të Njësisë Administrative;
3 forca të Emergjencave Civile të Bashkisë;
12 forca vullnetare.
Forcat në terren vijojnë punën për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa paralelisht po punohet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.
