Gjykata e Posaçme ka lënë në burg fortin e Shijakut Astrit Avdylaj. Ai u arrestua të shtunën në një operacion blic të policisë me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.
Avdylaj akuzohet nga SPAK për “krijim kushtesh për vrasje”, në dëm të Durim Bamit, për llogari të ish-deputetit Arben Ndoka.
Po sipas SPAK, ai akuzohet edhe për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “futje e sendeve të paligjshme në burg.
Kreu i grupit kriminal të Shijakut u rrethua në shtëpinë e tij më 29 qershor. Policia tha se e gjeti të armatosur në momentin e arrestimit.