Kongoli nderon Kadarenë: Shkrimtar i madh i përmasave botërore, shkollë letrare

AKTUALITET


Shkrimtar i madh i përmasave botërore, e cilësoi Fatos Kongoli gjeniun e letrave shqipe, Isamil Kadarenë. Në një deklaratë për mediat pas homazheve në TKOB, Kongoli vlerësoi kontributin e tij në letërsinë shqipe dhe e cilësoi atë një shkollë letrare që do të frymëzojë brezat e rinj.

“Një shkrimtar i madh i përmasave botërore. Si autor e kam adhuruar gjithmonë. Është një shkollë e fenomen letrar. Ka shumë shkrimtarë të rinj që e imitonin. Vitet e fundit u miqësuam shumë me njëri-tjetrin. Takoheshim shpesh. Muhabetet tona ishin nga më të bukurat. Ismaili ishte i çliruar nga gjithçka dhe flisnim në mënyrën më të lirshme”.

Ndërsa për poeten Rita Petro, sot është një ditë e trishtë, por shkrimtari do të vijojë të qëndrojë tek ne, tha ajo.

“Ditë e trishtë. Sot po përcjellim njeriun Kadare, shkrimtari do të vijojë të jetë tek ne, se nuk ka shqiptar që të mos ketë një libër të Kadaresë në shtëpi. Ai solli shpresën tek ne dhe shkroi për të dy epokat. Unë e kam takuar që studente vazhdimisht dhe bisedat me të kanë qenë gjithmonë një vlerë dhe bisedat tona fokusoheshin te gjuha shqipe”.

Të shumtë janë personalitetet që kanë kryer homazhe në nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë në homazhe u panë edhe dy ish-presidentët, Alfred Moisiu e Rexhep Meidani, të cilët nderuan Kadarenë.



Skip to toolbar