KQZ do të vendosë këtë të premte për mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës pasi u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme nën akuzën e shitblerjes së votave.
Nga pamjet e siguruara nga ABC vihet re që Beleri ka mbërritur në ambientet e KQZ, me furgonin e policisë së burgut të Fierit, ku dhe ai vuan dënimin.
Ditën e djeshme, përfaqësuesja e Fredi Belerit, avokatja Klodiana Gjyzari kërkoi që nuk mund të jepet një vendim për mandatin e Belerit, pa qenë ai i pranishëm dhe të japë argumentet e tij. Në këtë mënyrë, u shtye dhe dhënia e vendimit në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Beleri.