Hetimet për 21 janarin/ SPAK thërret familjarët e Aleks Nikës

AKTUALITET


SPAK do të therrasë ditën e hënë në orën 10:00 Rajmonda Nikën, bashkëshorten e Aleks Nikës në cilësinë e kallëzues për vrasjet e 21 janarit.

Në të njëjtën ditë në oën 12:00, është thirrur edhe Mark  Nika,  xhaxhai i Aleks Nikës.

SPAK njoftoi zyrtarisht të martën se ka rregjistruar hetimet për 21 janarin, për 3 vepra penale duke nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësuese të kryer në bashkëpunim ndaj dy ose më shumë personave, “kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ajo e shpërdorimit të detyrës me dyshimin se janë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë.

Vendimi erdhi pasi familjarët e viktimave të 21 janarit i kërkuan gjykatës së lartë që hetimet për zbardhjen e vrasjeve të të afërmve të tyre te ndiqen nga spak me argumentin se të përfshirë në vrasje rezultojnë funksionarë të lartë shtetërorë përfshi ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e brëndshëm Lulzim Basha dhe drejtues të lartë të gardës së Republikës. Tashmë SPAK duhet të hetoje për të parë rolin e ish-funksionarëvë të lartë shtetërorë nëse kanë apo jo përgjrgjësi në vrasjet e ndodhura 13 vite më parë.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa. Spak rregjistroi hetimet pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së lartë dhe asaj të të të drejtave të njeriut me seli në strasburg. Sipas kësaj të fundit për vrasjet e 21 janarit nuk është zbardhur roli i zinxhirit komandues të gardës dhe vrasjet janë konsideruar krim shtetëror.  

Po kështu në vendim thuhet se prokuroria në atë kohë është penguar për të zbardhur ngjarjen. Nga ana tjetër SPAK i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës që ti verë në dispozion aktet e dosjes që po heton që prej vitit 2021 për vrasjen e Aleks Nikës.

Hetimi i parë çoi si të pandehur Ndrea Prendin dhe gardistin Agim Llupon, që u dënuan nga apeli me 1 dhe 3 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia” ku mbetën të vrarë Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt, por për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës nuk u gjetën autorët.



Skip to toolbar