Samiti i katërt i Komunitetit Politik Evropian, Rama drejton panelin për emigracionin e paligjshëm

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe ku do marrë pjesë në Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian.

Në këtë samit është organizuar një pritje për liderët nga Mbreti Karli III dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Gjithashtu janë organizuar dhe 2 tryeza të rrumbullakëta; një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Xhorxha (Giorgia) Meloni dhe Kryeministri Rama; dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Çarls Mishel (Charles Michel) dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.

Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt ishullit mesditën e së mërkurës.



Skip to toolbar