Analisti Eduard Zaloshnja, i ftuar në Real Story të Sokol Ballës në Vizion Plus deklaron se sipas një sondazhi të bërë 24 orë para nxjerrjes së dekretit të Presidentit, duan që të shkojnë në zgjedhje më 30 qershor. “24 orë para dekretit të Metës bëra një sondazh. Kur e dëgjova këtë vura re shumica donin të votonin. Pra nuk mund të thuash se shumica nuk do zgjedhje dhe që Meta na shpëtoi nga ky rrezik, pasi kemi popull të ndarë në tre pjesë, një pjesë që do të shkojë në votime, një pjesë që nuk do të shkojë se partia që mbështes nuk garon dhe një pjesë që thotë jam në plazh”. Për këtë ka kundërshtuar ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se “që të ketë sot shqiptar të vetëm që të pranojë të shkojë në zgjedhje me 1 parti të vetme, këtë nuk e pranoj. “Të pranosh dhe të zbatosh arsyetime politike se shqiptarët duan të shkojnë të votojnë me një parti, unë nuk e pranoj dot”, tha Alibeaj. Por Zaloshnja tha se se mos mos harrojmë që tradicionalisht kështu ka qenë i ndarë elektorati. “Ata që duan të shkojnë të votojnë duan t’i japin përkrahjen politike, kësaj partie që kanë dashur t’ia japin gjithmonë”. “Kjo do të thotë a doni të ktheheni diktatura”, replikoi Alibeaj. Por kjo është kundërshtuar edhe nga analisti Arian Vasjari. “Realisht nëse nga sondazhet del se më shumë se gjyma e popullsisë duan të shkojnë në zgjedhje, është fakt i rëndë. Çështja është nëse duam të ndërtojmë një analizë, duhet ta ndërtojmë mbi standardet e demokracisë”, tha Vasjari.
Sondazhi, Zaloshnja në Real Story: Shumica e shqiptarëve duan të shkojnë në zgjedhje
Më të fundit23:06 - 25/06/2019