Vijon ardhja masive e kosovarëve. Qysh nga e premtja eshte shënuar dita me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar të Morinit për këtë vit.
Sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar 17132 shtetas me afro 5192 automjete.
Pjesa më e madhe e këtyre shtetasve pohojnë se po shkojnë në bregdet për të kaluar pushimet.
Edhe numri i autobusëve është i lartë këtë fundjavë. 82 të tillë, të cilët transportojnë pushues nga Kosova drejt pikave turistike të vendit tonë kanë hyrë në 12 orët e fundit.
Me marrëveshjen e lehtësisë kufitare mes dy qeverive janë shmangur plotësisht radhët në të dyja kahet e lëvizjes në Morinë.