SHBA, Trump pritet të dëshmojë në FBI për atentatin ndaj tij

BOTA


Policia ka pikasur të riun nga Pensilvania, i cili tentoi të vriste kandidatin republikan për president Donald Trump, më shumë se një orë para të shtënave të 13 korrikut, tha sot një zyrtar i FBI-së.

Në lidhje me ngjarjen, Donald Trump pranoi të dëshmonte si viktimë, deklaroi ha Kevin Rozek, agjenti special i ngarkuar me zyrën e FBI-së në Pittsburgh.

Një oficer i policisë lokale e pa të armatosurin rreth një orë përpara se të fillonte fjalimi i Trump atë ditë, e konsideroi atë të dyshimtë dhe bëri një foto, shtoi ai. FBI konfirmoi se ish-presidenti u godit nga një plumb “ose i plotë ose i fragmentuar”.

Në një konferencë në mëngjes me gazetarët, zyrtarët e FBI-së thanë se nuk kishin përcaktuar ende motivin e Thomas Crooks, 20-vjeçarit të armatosur që u qëllua dhe u vra nga një agjent i Shërbimit Sekret pasi hapi zjarr në një tubim të fushatës së Trump. Por ata thanë se Crooks kishte kërkuar në internet për të shtëna masive të mëparshme, pajisje shpërthyese të improvizuara, termocentrale dhe tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico majin e kaluar. Ai gjithashtu kërkoi informacion mbi zyrtarët e zgjedhur federalë, duke përfshirë presidentët aktualë dhe ish-presidentët e SHBA.

Sipas FBI-së, autori ka bërë më shumë se 25 blerje të ndryshme online në lidhje me armët e zjarrit në vitin 2023 duke përdorur një pseudonim. Në vitin 2024 bleu edhe gjashtë lëndë kimike pararendëse të përdorura në prodhimin e pajisjeve shpërthyese.

Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se ai kishte ndonjë bashkëpunëtor në atentatin ndaj Trump. /abcnews.al



Skip to toolbar