Ministrit serb për Investime Publike, Darko Glishiq i ishte përkeqësuar gjendja gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në mëngjes në një nga televizionet e Serbisë.
Siç edhe mund të vërehet në disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ai filloi të belbëzonte dhe nuk ishte në gjendje të formonte fjali, çka detyroi ndërprerjen e menjëhershme të programit. Ai u dërgua me urgjencë në spital.
Sipas mediave serbe, dyshohet se ministri Glishiq kishte një sulm në tru dhe raportohet se është në gjendje të rëndë, përcjell Telegrafi.
