Vendoset se kur do të mbahet debati Trump-Harris

BOTA


Shtohen ethet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ish-presidenti Donald Trump do të përballet me kundërshtaren e tij Kamala Harris në një debat televiziv në kanalin Fox News.

Si datë është caktuar 4 shtatori dhe këtë e bëri të ditur vetë ish-Kreu i Shtëpisë së Bardhë në rrjetin e tij social Truth Social.

Trump kishte qenë i gatshëm të kishte një përballje kokë më këmbë me Presidentin Joe Biden dhe një debat fillimisht ishte planifikuar për në 10 shtator në ABC News.

Megjithatë, pasi Biden u tërhoq nga gara presidenciale muajin e kaluar dhe Harris e zëvendësoi atë, Trump nuk kishte dhënë asnjë sinjal nëse do të përfshihej apo jo në një debat me Harris.

Kjo e fundit deklaroi muajin e kaluar se ishte “gati” për një përballje pasi Fox News propozoi debatin presidencial mes dy kandidatëve.

Trump ka anashkaluar debatet më parë dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga debatet e kandidatëve republikanë për presidentë që u mbajtën më herët gjatë këtij viti.



Skip to toolbar