Vihen nën kontroll vatrat në Selenicë, eliminohet rreziku për banesat! Ulet intensiteti i flakëve në Prespë

AKTUALITET


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka njoftuar në rrjetet sociale se vatrat e zjarrit në Bashkinë e Selenicës janë mundur të vihen nën kontroll. Fatmirësisht në këtë mënyrë rreziku për banesat është eliminuar. Megjithatë ministri thotë se situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.

“Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura. Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, njoftoi ai.

Ndërkohë edhe flakët në parkun e Prespës e kanë ulur intensitetin.

Në këto momente është ulur intensiteti i flakëve si rezultat i punës intensive të punonjësve që kanë punuar edhe gjatë mbrëmjes. Sipas informacioneve të para mësohet se rreth 5-6 kilometra janë vënë nën kontroll, vijë lineare”, tha Pali Kolevski, kryetar i Bashkisë Pustec.

Atje po punojnë rreth 80 forca. Përpjekjet e tyre vijojnë prej 7 ditësh pasi bëhet fjalë për një vatër komplekse.

“Jemi sot këtu në Goricë së bashku me kryetarin e bashkisë Pustec për të bërë përpjekjen e radhës, në ditën e 7-të,për të luftuar një vatër komplekse, në zonën e Parkut Kombëtar të Prespës. Kemi organizuar punën me të gjitha strukturat operacionale në nivel qarku na janë ofruar si mbështetje edhe shërbimet e bashkive të tjera së bashku me detashmentin, Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, me Shërbimin Pyjor, strukturat e policisë etj. Jemi organizuar punën në mënyrë që të bëjmë përpjekjen e radhës, për të neutralizuar ku është mundësia mospërhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit duke shpresuar që në këtë mënyrë do të kufizojmë ecurinë e saj. Në çdo rast jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me autoritetet, ministrinë e mbrojtjes, me ministrin posaçërisht, me Drejtorinë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile duke shpresuar që nuk do të jetë e nevojshme të angazhohet mekanizmi europian për ndërhyrje nga ajri megjithatë nëse një nevojë e tillë do të jetë kemi marrë mbështetje dhe garanci që të sigurohet edhe ky shërbim në mënyrë që të mbrojmë një nga zonat më të pasura pyjore të qarku tonë por edhe të gjithë Shqipërisë”, tha Nertil Jole, prefekt i qarkut të Korçës.



Skip to toolbar