Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një bombardimi rus në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës.
Shërbimi i emergjencave shtetërore të vendit tha se forcat ruse shënjestruan sot me raketa fshatin Novoosynove në rrethin Kupyan.
Katër gra dhe një burrë u plagosën ndërsa dy ndërtesa banimi morën flakë.
“Shpëtimtarët shuan zjarrin dhe parandaluan përhapjen e flakëve në shtëpitë e tjera”, tha shërbimi i urgjencës në Telegram./abcnews.al