Autoritetet britanike kanë vendosur të martën për ekstradimin e Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe vajzës Harriet Bridgeman për në Shqipëri, pasi dyshohen se kanë organizuar vrasjen e Ardian Nikulajt në 19 Prill 2023 në Shëngjin.
Mëgjithatë do të jete Gjykata e Lartë në Britani që do të vendos për vendimin e ekstradimit.
Per Steven Hant i cili po ashtu dyshohet se ka qenë në rolin e vëzhgesit gjatë ngjarjes nuk është vendosur, për shkak se pala mbrojtese ka thënë se ai vuan nga një sëmundje e rëndë.
“Ky nuk është vendim i formës së prerë për shkak se kanë të drejtë të apelojnë në Gjykatën e Lartë britanike për të kundërshtuar këtë ekstradim. Sa i përket personazhit të katërt, Steven Hant, nuk është vendosur ekstradim pasi pala mbrojtëse ka pretenduar se vuan nga një sëmundje e rëndë”, raportoi gazetari Ervin Leka.
Kujtojmë që biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me 19 prill 2023 teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin.
Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja është porositur nga Edmond Haxhia. Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe Harry Simpson, ishin vëzhguesit./abcnews.al