Kërkohej në Shqipëri nga GJKKO, ekstradohet nga Gjeorgjia skafisti turk

AKTUALITET


Një shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet shqiptare me urdhër të Gjykatës së Posaçme, është ekstraduar nga Gjeorgjia në Shqipëri. 50-vjeçari Yalcin Hanci akuzohet se ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që transportonte emigrantë me skaf në Itali gjatë periudhës 2020-2021.

Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i caktoi atij masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

50-vjeçari turk akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë dhe me qëllim përfitimin, ka transportuar ilegalisht në Itali me skaf, por dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian, emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani.



Skip to toolbar