Rama publikon tabelën e korrikut: Shqipëria kryeson me rritjen mbi 200% të pasagjerëve

AKTUALITET


Kryeministri Rama ka publikuar tabelën e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Korrikun, ku thotë se Shqipëria kryeson me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve.

“Ja edhe tabela e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Korrikun, ku përsëri Shqipëria kryeson me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, e cila është pasqyrë shumë e qartë e “boshatisjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit”, shkruan Rama.

Në një postim në “Facebook”, kryeministri Rama thotë se është e habitshme se si ky sukses që po ngre imazhin e Shqipërisë në botë, disa shqiptarëve po ua acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithëfarë çudirash.

“Është e habitshme po jo edhe aq, që ky sukses i cili po e ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse po sjell të vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarëve mes nesh u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithëfarë çudirash.

Ka prej tyre që thonë se këta miliona njerëz që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë vit gjer më tani, qenkan të tërë shqiptarë të larguar nga qeveria e poshtër, të cilët vijnë për të parë njerëzit e tyre!

Po edhe sikur të ishte e vërtetë kjo çudi dhe 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët që kanë zbritur këta muaj nga avionët në Tiranë të jenë të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli këtë vit?”, shkruan Rama.



Skip to toolbar