Meta e fton për kafe në 5 të mëngjesit, Rama: Jam i zënë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka marrë një ftesë nga Presidenti Meta, për të zhvilluar një takim në ambientet e Presidencës për të biseduar mbi situatën politike në vend më 27 qershor. Por ajo që vihet re është ironia dhe sarkazma e përdorur si në letrën e Presidentit ashtu edhe në përgjigjen  e Kryeministrit. Meta e fton Ramën për një kafe në 5 të mëngjesit, ndërsa Rama i kthehet me ironi duke i kujtuar se është i zënë me zgjedhjet. Cinizmi dhe sarkazma e përdorur mes tyre duket si shkëmbimi i letrave mes Konicës dhe Mbretit Zog.

Ftesa e presidentit në orën 5:00 e mëngjesit (shumë herët për një takim zyrtar) deri në orën 13:00 duket një ftesë ironike dhe aspak e sinqertë. Përmes twitterit Rama nuk ka kursyer batutat dhe ironinë e tij. Nuk mund të marrë pjesë në këtë takim pasi është i zënë me fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit, datë e dekretuar nga vetë Presidenti, cilëson kryeministri.

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!” – shkruan Rama



Skip to toolbar