Mongolia tregon arsyet pse nuk arrestoi Putinin gjatë vizitës së tij

BOTA


Qeveria e Mongolisë ka shpjeguar arsyet pse nuk e arrestoi presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në këtë vend.

Mongolia ia atribuoi vendimin e saj për të mos arrestuar presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij, pozicionit të saj të varësisë energjetike nga Moska, gjë që e bën të vështirë prangosjen e Putinit në një urdhër të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krime lufte në Ukrainë.

Në një deklaratë për Politico, zëdhënësi i qeverisë tha se Mongolia importon 95% të produkteve të saj të naftës dhe më shumë se 20% të energjisë elektrike nga fqinjët, të cilët kanë pësuar ndërprerje për arsye teknike në të kaluarën.

“Ky furnizim është kritik për të garantuar ekzistencën tonë dhe atë të popullit tonë. Mongolia ka mbajtur gjithmonë një politikë neutraliteti në të gjitha marrëdhëniet e saj diplomatike, siç tregohet nga deklaratat tona zyrtare të deritanishme”.

Vendi është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Presidenti rus, mbërriti të martën pa asnjë problem në Mongoli, në vizitën e tij të parë në një shtet anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij. Putin jo vetëm që nuk u arrestua, por u prit me një ceremoni zyrtare shtetërore nga lideri i vendit aziatik në kryeqytetin Ulaanbaatar.

Putin kërkohet nga gjykata pasi akuzohet se ka deportuar në mënyrë të paligjshme fëmijë ukrainas. Një zëdhënës i Kremlinit tha se ai nuk kishte asnjë shqetësim se mund të arrestohej gjatë vizitës.



Skip to toolbar