Rrëzohet nga skela e një objekti në ndërtim, humb jetën punëtori në Tiranë

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë. Mësohet se një punëtor 66-vjeçar është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim.

Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 06.09.2024, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al



Skip to toolbar