FOTO: Kush është Arjon Kajoshi, boksieri 27 vjeçar që i shpëtoi atentatit sot në Shkodër

AKTUALITET


Arjon Kajoshi është 27 vjeçari që i shpëtoi atentatit sot në Shkodër në lagjen Partizani.

Ai po drejtonte automjetin tip Range Rover në pronës të babait të tij, Sokol Kajoshit, kur u qëllua me katër plumba në pjesën e pasme të makinës.

Pas të shtënave Arjon Kajoshi doli nga automjeti dhe iku me vrap nga vendngjarja.

Tentativa për vrasje e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje në qershor të këtij viti, kur 5 persona në Shkodër rrahën Vladimir Bruçin, mes të cilëve ishte dhe Arjon Kajoshi.

Ai është kampion boksi, duke qenë profesionist në këtë sport, me 14 ndeshje të luajtura të cilat i ka fituar.



Skip to toolbar