“Është një ide e kahmotshme që shqiptarët në përgjithësi të pajisen me pasaporta shqiptare”. Kështu deklaroi Nikoll Camaj, zv/kryetar i parlamentit të Malit të Zi, gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, ku tha se “Mund të ndikojmë shumë që Mali i Zi, mos të ketë pengesa në rrugëtimin e tij europian”.
Po ashtu Camaj tha se ka provokime situatash edhe në parlamentin e Malit të Zi.
Në lidhje mbi pasaportat dhe faktit që shqiptarët e Malit të Zi që kanë kontribuar në ish Federatën jugosllave nuk po i marrin dot, Nikoll Camaj u përgjigj duke thënë se “Ne jemi shtetas të Malit të Zi dhe natyrisht duhet të pajisemi me pasaportat e Malit të Zi. Dhe të gjithë ata shqiptarë që kanë lind aty, ose që baballarët e tyre kanë lind aty duhet të pajisen dhe do punojmë në këtë drejtim, që të pajisen me pasaporta të shtetit ku jetojnë.
Natyrisht është një ide e kahmotshme që shqiptarët në përgjithësi të pajisen me pasaporta shqiptare. Dhe nëse ajo do të arrihej edhe në marrëdhënie bilaterale mes shteteve mendoj se për çdo shqiptar kudo të ishte, mendoj do ishte nder të kishte pasaportë shqiptare. Me siguri do të aplikoja me të parën po të me jepej mundësia. Por sido të jetë ne kemi çështjen për të zgjedhur, aty ku jetojmë. Por të them të drejtën kemi edhe çështje që janë zgjedhur mirë, e përmendët në fillim komunën e Tuzit, kemi realizuar programin studimor të mësuesve që ka prodhuar mësues në kohën kur kemi patur deficit. Jemi në bisedime që ato studime t’i avancojmë dhe të bëjmë ose katedër për studime albanologjike apo antropologjike dicka të ngjashme.
Pastaj, kohë më parë është aprovuar edhe abetarja e përbashkët që për fëmijët tonë është shumë e rëndësishme që ai fëmija nga Tuzi të mësojë atë ç’ka mëson një fëmijë nga Tirana, apo Tetova e Prishtina. Ka segmente për të cilat mund të flasim në mënyrë pozitive. Ndoshta ka mbetur bosh pjesa e parë një element. Ka provokime situatash edhe në parlamentin e Malit të Zi, por duhet të dimë një gjë se është mirë që ambasadorët ta kenë si informacion se qytetarët e Malit të Zi në sondazhin e fundit janë përcaktuar me 80% për integrimet europiane. Pra, edhe pse kemi politika që bien në dyshim së paku në opinion dalin biseda të ndryshme, natyrisht se ajo ku i konvenon më së tepërmi opozitës për të anatemuar këtë shumicë, por meqë disponimi është I tillë, mundohemi me këto kontaktet tona, kur shkojmë jashtë që të ndikojmë dhe në këtë drejtim mund të ndikojmë shumë që Mali i Zi, mos të ketë pengesa në rrugëtimin e tij europian për shkak të kundërshtive që mund të jenë në Kuvend, se shikoni deputeti e ka luksin me fol edhe diçka që nuk është vendim qeverie. Por derisa qeveria, merr vendime, të pastra të qarta proeuropiane, do ishte mirë që pa marrë parasysh atyre gabimeve, lëshimeve që janë të vogla nganjëherë të shtyhet, të personalizohet që Mali i Zi të kyçet, se nëse lëshohet ky rast ka mundësi që euro skepticizmi të rritet dhe bie kjo përkrahje dhe natyrisht se atëherë dihet se kush përfiton. Pra, edhe pse Serbia prej pretendentëve që të jetë nesër, pjesë e Europës së Bashkuar, ëndrra e tyre shekullore që sikurse ëndërrojmë edhe ne që të gjithë shqiptarët të jenë të integruar brenda BE, edhe serbët duke krijuar atë imazhin e botës serbe”.
Ndër të tjera ai theksoi se ajo që nuk guxojmë të lejojmë është që nga Mali i Zi të bëhet një Republika SRPSKA.
“Ajo që nuk guxojmë të lejojmë edhe ne shqiptarët edhe boshnjakët edhe forca të tjera progresive është që nga Mali i Zi të bëhet një Republika SRPSKA. Ajo nuk mund të ndodhë dhe kjo që shpesh mundohet nga opozita e tanishme, të paraqitet si një rrezik dhe natyrisht arsyet janë politike, janë zgjedhjet, duhet të anatemohet sa më tepër kundërshtari politik, normale ne kemi një disponim te banorët e Malit të Zi që do ishte mirë të shfrytëzohet mos t’i jepet hapësirë që, dikush të bjerë në pyetje.
Kemi qenë gjatë liderë në integrime, parlamenti ka kryer punë të mira dhe ka aprovuar 60-70 ligje për të plotësuar kushtet.
Kemi një situatë tanimë, se Presidenti me Parlamentin luan nga pak ping-pong. Ne i kalojmë ligjet, ai na i kthen përsëri por, ajo është një vonesë që përsëri kaloi”, theksoi ai./abcnews.al