Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për herë të parë ka dalë kundër maxhorancës socialiste për reformën territoriale. Në letrën e tij drejtuar Kuvendit, Veliaj nxjerr disa parregullësi në mënyrën si është shkuar drejtë hartës së re territoriale, sipas variantit të socialisvëe me 46 bashki. Për këtë aryse, ai thotë se miraitmi i hartës të shtyhet.
“Të pezullohet vijimi i shqyrtimit përfundimtar të projektligjit deri në zhvillimin dhe dokumentimin e konsultimit real, paraprak dhe efektiv te popullsive te prekura, ne nje faze kur rezultatet e tij mund te sjellin rishikimin e zgjidhjes territoriale.” shkruan ai.
Tirana preket territorialisht me bashkimin e njësisë administrative Rinas me kryeqytetin, një propozim që gjerësisht është mirëpritur. Por Veliaj thotë se ska analiza mbi efeketet që jepen.
“Përpara se Bashkia Tiranë të japë një mendim të plotë dhe të argumentuar, duhet t’i vihet në dispozicion një vlerësim i posaçëm mbi popullsinë dhe territorin e prekur, kompetencat dhe shërbimet që do të transferohen, pasuritë dhe detyrimet, ndikimin mbi të ardhurat dhe shpenzimet vendore, personelin, planifikimin e territorit dhe vazhdimësinë e shërbimeve publike”-vijon Veliaj.
Sipas kryebashkiakut Kuvendi nuk mund të miratojë ndarjen territoriale, e më pas të bëjë rregullim në ligj. Këtu I referohet faktit që harta e re shton dhe qytetin si njësi.
“Ndërsa ligji në fuqi ndërton strukturën Administrative-Qytet/Fshat, Njësi Administrative/Fshat, projektligji ndërton strukturën Bashki-Qytet. Kjo mospërputhje nuk mund të lihet për t’u zgjidhur pas miratimit të hartës”, shton ai.
Kryebashkiaku, që ndodhet në paraburgim prej shkurtit të 2025, nuk del kundër vetëm ps por edhe vetë Këshillit Bahskiak të Tiranës, që të martën e kësja jave miratoi, vetëm me votat e këshilltarëve socialist, propozimin e PS për hartën territoriale që prek kryeqytetin. Ndarje e re territoriale eshte parashikur të miratohet në seancën e 8 tetorit.


