Ish-zv/ministri dëshmon sot në Komisionin për Shëndetësinë, SPAK i jep leje të dalë nga qelia

Më të fundit


Ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj do të dëshmojë sot përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për Shëndetësinë.

SPAK i ka dhënë leje Rrjepajt, i cili është me masë sigurie arrest në burg, që të dalë nga qelia dhe të paraqitet në ambientet e Kuvendit ku do të pyetet nga deputetët për sterilizimin dhe check-up.

Klodjan Rrjepaj do të shoqërohet nga policia në Komisionin Hetimor Parlamentar për Shëndetësinë.

Në këtë komision parlamentar do të pyeten gjithashtu edhe dy anëtarët e komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy këta të fundit kanë masë sigurie detyrim paraqitje për koncesionin e sterilizimit, dosje që po hetohet nga SPAK.



Skip to toolbar