Analisti Skënder Minxhozi thotë se ideja për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit Bektashi është “loja” e kryeministrit m në të cilën siç thotë ai ka rënë e gjithë media dhe politika shqiptare.
Ai thotë se jo paqëllim është futur togfjalëshi “shtet sovran” pasi me këtë nocion do të nxiste debate.
Analisti pohoi në “Real Story” se nëse përdoret togfjalëshi “shtet sovran”, atëherë e shikon të pamundur krijimin e tij, sipas asaj që u njoftua nga media amerikane “The “New York Times”.
“Edi Rama ka hapur një lojë të madhe ku ka rënë i gjithë shtypi shqiptar. Natyrisht, New York Times nuk është palë në këtë lojë, sepse nuk ka aksione në vendin tonë, aksione kemi ne që flasim, ne jetojmë këtu. Edi Rama ka hapur këtë lojë verbale dhe këtë betejë me fjalë në të gjithë median e Tiranës dhe politikën shqiptare, koshient që të gjithë do peshkoheshin, të gjithë do ta mërenin seriozisht dhe të gjithë do ta gjuanin. Ka futur jo pa qëllim…Togfjalëshi “Shtet sovran” është futur me qëllim që të nxisë debat sepse unë nuk shoh në thelb, ma thoni ju, çfarë fiton Kryegjyshata Botërore me këtë? Ka qenë ajo e diskriminuar? Jo. Ka pasur një nivel vete administrimi të tillë, të paktën të ngjashëm me ata komunitetet e tjera, e ka pasur. A e ndihmon kjo bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në Shqipëri, ku njërin nga komponentët e ngre me vendim shtetëror dhe unë nuk e shoh se si do vijë ai vendim shtetëror. Nëse futet togfjalëshi “shtet sovran”, unë nuk e shoh, sepse është realisht e pamundur, është vija e kuqe”, tha ai.