Analisti Artur Nura komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News, propozimin për krijimin e një shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë.
Nura gjatë fjalës së tij, e vlerësoi pozitivisht këtë propozim duke thënë se gjithashtu mirëkupton edhe shqetësimin e aktorëve të tjerë. Por më tej nënvizoi faktin se kjo çështje duhet të shihet edhe sa i përket aspektit ekonomik.
“Besoj që nuk është ide e tij. Kam dëgjuar edhe Bushatin, i cili thotë që në 2004 është hedhur kjo ide. E mirëpres shqetësim e autorëve të ndryshëm që i referohen sovranitetit. Por nëse do flasim për sovranitet dhe dikush mund të thotë do të ketë reagime, por sovraniteti i shqiptarëve është i diskutueshëm sepse jetojmë në pesë shtete të ndryshme. Kombi shqiptar sipas mendimit tim për një vullnet hyjnor i ka mbijetuar të gjitha projekteve të asimilimit të tij. Rama ka bërë një propozim si udhëheqës i një shteti dhe përse të mos shihet edhe në aspektin ekonomik. Ka elementë të rëndësishëm. Kryeministri aktual besoj ka llogaritur edhe faktin për t’i dhënë edhe një mundësi ekonomike. Zoti Rama nëpërmjet performancës së tij ai ka bërë edhe punë të jashtëzakonshme në Itali që ne kemi këtë bum të turizmit. Pse të mos jetë edhe kjo, sepse sjell në Shqipëri vizitorë të shumtë, jo vetëm në qendër, por edhe në periferi”, tha më tej Nura./abcnews.al/