Bashkiaku i New York në ndjekje penale/ Adams i pari kryetar bashkie që vihet nën akuzë në detyrë

BOTA


Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, po përballet me akuza penale federale.

Aktakuza mbetet e vulosur, por 64 vjeçari, mund të jetë  kryebashkiaku i parë në historinë e qytetit, i cili akuzohet gjatë kohës që është në detyrë.

Referuar mediave ndërkombëtar adams mund të përballet me akuza për korrupsion. Ai  u zgjodh për të udhëhequr qytetin më të populluar amerikan gati tre vjet më parë, me një premtim për të ndaluar krimin.

Mirëpo ai zyrtarë të tjerë të  lartë janë përballur me një kontroll në rritje si pjesë e hetimeve të shumta federale të korrupsionit.

Në një video të publikuar Adams u zotua se do të përballet me akuzat, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se ai mund të largohet nga detyra. “Unë do t’i luftoj këto padrejtësi me gjithë forcë dhe me të gjithë shpirtit tim, unë jam i pafajshëm” tha 64 vjecari.

Adams njoftoi se do të kërkojë një gjykim të menjëhershëm në mënyrë që qytetarët të mund të dëgjojnë të vërtetën”.

Prokurorët federalë pritet të zbardhin aktakuzën të enjten, kur Adams do të dalë para gjykatës. Akuzat e raportuara vijnë më pak se një vit pasi agjentët federalë morën pajisjet elektronike të Adams dhe kontrolluan shtëpinë e Brianna Suggs, këshilltares së tij që është marrë me  mbledhjen e fondeve.



Skip to toolbar