Aksioni i opozitës/ Gjekmarkaj: Nuk kemi shpallur bojkot. Minxhozi: Duhet të reflektoni, shkoni nga humbja në humbje

Më të fundit


Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thotë se opozita nuk do të bojkotojë instucionet.

Në emisionin “Real Story”, Gjekmarkaj u shpreh se opozita do të shtojë aksionin e saj.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se PD duhet të reflektojë. Sipas Minxhozit, kjo forcë politike shton votat në zgjedhje dhe shkon nga humbja në humbje.

Agron Gjekmarkaj: Nuk kemi shpallur bojkot. Ne do të persistojmë. Jemi kandidatë për t’u përjashtuar nesër, e gjithë opozita. Fati i keq është që kjo PS dhe shefi i saj, janë 12 vite në pushtet.

Për çfarë akuzohemi ne 12 vjet? I kemi bërë ne inceneratorët, sterilizimin, nuk jemi ne, nuk është opozita e Shqipërisë. Është qeveria e përfshirë. Unë besoj se Shqipëria ka nevojë për gjithësecilin e politikanëve të opozitës. Unë vij nga një ambient i caktuar universitar dhe mediatik. Jam mësuar gjithmonë të flas me këtë gjuhë.

Skënder Minxhozi: Zoti Gjekmarkaj përdor një argument që është serioz dhe vlen të diskutohet. Këtu jemi dakord, prej 12 vitesh opozita nuk ka pushtet. Këtë ne e dimë. Këtu besoj unë, diskutimi mes jush, besoj, duhet të kishte një reflektim, nga zgjedhje në zgjedhje, ju nuk e shtoni masën e votuesit, megjithëse Ramës i rritet konsumi, qeveritë e tij janë gjithnjë e më pa indentitet. Por në pikëpamje tjetër, ju si masë, a keni reflektim? Të qahësh se mi vodhën, kjo është edhe pazotësi e jotja. Pushteti ka ato të vetat, nuk keni kusuret e pushtetit. Kërkuat shteg të ri, por nuk e gjetët. E tillë është situata./abcnews.al



Skip to toolbar