Humb gjurmët 72-vjeçari belg në malin e Jabllanicës

AKTUALITET


Që nga e mërkura e 11 shtatorit 2024 rezulton i zhdukur 72-vjeçari Mark Joris me shtetësi Belge.

Ai ka ndjekur një shteg ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë në malin e Jabllanicës.

E bija e tija Tina Joris së bashku me stafin e AdZM Elbasan dhe grupi të kërkim shpëtimit Malor të Federata Shqiptare e Alpinizmit prej me shume se dy javësh po kërkojnë ne malet e Shebenikut përgjatë kufirit me Maqedoninë e veriut.

Familjaret e 72-vjeçarit vazhdojnë të qëndrojnë në Librazhd dhe të angazhohen me kërkimet në mal ndërkohë që kërkojnë edhe angazhimin e Policisë se Shtetit tu vijë në ndihmë për gjetjen e të moshuarit.



Skip to toolbar