Ministri i Jashtëm izraelit: Guterres i ndalohet hyrja në vend, i padëshiruar

BOTA


Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz e shpalli Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres një “personalitet të padëshiruar në Izrael”.

Ai gjithashtu theksoi se i ndalohet hyrja në vend.

Ministri Katz e akuzoi shefin e OKB-së se është “anti Izraelit” dhe se mbështet terroristët e vrasësit.

Madje, ministri i Jashtëm izraelit tha se “kjo është një vazhdimësi e politikës së Guteres, anti-izraelite që nga fillimi i luftës që mbështet terroristët dhe vrasësit e Hamasit, Hezbollahut, Houthi-s.



Skip to toolbar