Sulm pranë aeroportit të Bejrutit/ Mediat e huaja: Objektiv ishte pasuesi i Nasrallah

BOTA


Një shpërthim I fuqishëm është dëgjuar në orët e para të së premtes pranë aeroportit të Bejrutit ndërsa sulmet izraelite janë intensifikuar. Mediat raportojnë se ka pasur bombardime pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit afër periferisë së Dahieh, një bastion i Hezbollahut. Megjithatë aeroporti  është ende duke funksionuar.

Referuar mediave vendase në këtë aeroport ka zbarkuar ministri i jashtëm i Iranit.  “Një aeroplan iranian mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar me Ministrin e Jashtëm Abbas Araqchi në bord,” raporton agjencia e lajmeve në Liban.

Duke citua burime të sigurta, mediat raportojnë se objektivi kryesor i sulmeve të vazhdueshëm gjatë natës ishte Hashem Safieddine, i konsideruar gjerësisht si një pasardhës i mundshëm i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, Mëgjithatë nuyk dihet ende nëse ai është vrarë.

Një rrugë kryesore që lidh Libanin me Sirinë, ku dhjetëra mijëra njerëz janë larguar, është ndërprerë nga bombardimet. Sulmi shkatërroi rrugën që çon në vendkalimin Masnaa me Sirinë, tha ministri i Punëve Publike, duke shtuar se pika e kontrollit “është ndërprerë”.

Një zëdhënës ushtarak i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit  kishte akuzuar Hezbollahun të enjten për përdorimin e vendkalimit për të transportuar pajisje ushtarake në Liban.

“Ushtria nuk do të lejojë kontrabandën e këtyre armëve dhe nuk do të hezitojë të veprojë nëse detyrohet ta bëjë këtë, ” tha zëdhënësi.

Këtë javë, OKB-ja tha se të paktën 130,000 njerëz vlerësohet të kenë kaluar në Siri nga Libani që nga 23 shtatori.



Skip to toolbar