Nadal “dorëzon” raketën/ Tërhiqet tenisti spanjoll: Vendim i vështirë

Më të fundit


Tenisi në veçanti dhe sporti në përgjithësi ka humbur një prej kampionëve më të mëdhenj të tij.

Rafael Nadal është dorëzuar pas dëmtimeve të shumta të viteve të fundit, duke zyrtarizuar tërheqjen e tij në moshën 38 vjeçare.

“Përshëndetje të gjithëve, jam këtu për t’iu thënë se po tërhiqem nga tenisi profesionist. E vërteta është se dy vitet e fundit kanë qenë me të vërtetë të vështirë. Mendoj se nuk jam më në gjëndje të luaj pa limite. Sigurisht që është një vendim I vështirë dhe u desh kohë për ta marrë. Por, në jetë gjithçka ka një fillim dhe një fund. Mendoj se ky është momenti i duhur për të mbyllur karrierën time. Ishte një karrierë e gjatë dhe plot me suksese, madje më shumë nga sa e kisha imagjinuar”.

Rafael Nadal le pas një trashëgimi suksesi, si një prej tenistëve më të mëdhenj të historisë. Kjo konfirmohet nga triumfet e tij.

Spanjolli fitoi 22 tituj Grand Slem. Mes tyre 14 në “Roland Garros”, ku mban rekordin, që e pagëzoi edhe me emrin “Mbreti” I fushave me dhe të kuq.

I pajisur me shumë forcë dhe klas, Nadal triumfoi gjithashtu edhe në turnetë e tjerë Grand Slem, duke fituar 4 herë US Open dhe nga dy herë Umbëlldon  dhe Australian Open.

Po ashtu, tenisti nga Majorka fitoi në karrierën e tij edhe dy medalje ari olimpike si dhe pesë herë “Kupen Devis”.

Përveç sukseseve, Rafael Nadal do të mbahet mend edhe për lojërat spektakolare me rivalët e tij të mëdhenj në dy dekadat e fundit si Roger Federer apo Novak Gjokovic.



Skip to toolbar