Pritet inaugurimi i Namazgjasë/ Vend i ri lutjeje për myslimanët, mbërrin Rama dhe Erdogan

AKTUALITET


TIRANË- Xhamia e Namazgjasë në Tiranë përurohet pasditen e kësaj të enjteje në një ceremoni të veçantë.

Të shumtë janë besimtarët myslimanë, të cilët janë mbledhur dhe po presin nisjen e ceremonisë përuruese.

Xhamia e Namazgjasë është financim i qeverisë turke dhe ka një kapacitet për 5000 persona.

Në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Namazgjasë do të jetë i pranishëm Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në vizitë e tij zyrtare, presidenti i Turqisë pati takime me krerët më të lartë të shtetit, ndërsa tha se Xhamia e Namazgjsë është një “dhuratë e popullit turk” për vëllezërit dhe motrat myslimane në Shqipëri.

“Përsëri sot së bashku me mikun tim të dashur, zotin Rama, do të hapim Xhaminë e Namazgjasë, e cila është dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri. Falënderoj gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Xhamia më e madhe në Ballkan, do të jetë vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit, vlerat supreme të islamit”, tha Erdogan./ abcnews.al



Skip to toolbar