Drejtuesit problematikë që prej 1 janarit 2025 do të paguajnë më shumë para për sigurimin e automjetit.Më të penalizuar do të jenë ata që kanë më shumë se 2 aksidente gjatë vitit të fundit, të rinjtë që sapo kanë marë patentën por edhe ata persona që zotërojnë automjete më fuqi motorike mbi 3 mijë kubikë.
Drejtoresha e Autoriteti të Mbikqyrjes Financiare tha se përllogaritja e çmimit që do të paguajnë qytetarët që kanë një makinë do të bazohet në 7 faktorë risku.
Në rastet kur automjeti përdoret nga një i afërm dhe përfshihet në aksident do të penalizohe të dyja palët si drejtuesi edhe pronari.
Kjo nismë synon displinim të drejtuesve të mjeteve. Sipas kësaj formule të pagesës së siguracionit për automjetin që do të nisë të zbatohet vitin e ardhshëm drejtuesit që do të përfitojnë do të jenë ata që kanë më pak aksidente dhe në historik do të përdorin automjete më të vogla