FMN rrit vlerësimin për Shqipërinë: Rritja ekonomike këtë vit parashikohet në 3.3 përqind

EKONOMI


Përmirësohen vlerësimet për ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar me rritje projeksionet për këtë vit duke i çuar në 3.3% nga 3.1% që ishte në vlerësimin e mëparshëm.

Në vitet në vijim ecuria ekonomike pritet të përmirësohet gradualisht.

Peshë kryesore në këtë ecuri duket se ka dhënë turizmi i cili ka nxitur rritjen e konsumit në vend me 6%.Sipas të dhënave zyrtare në 6 muaj ekonomia ka pasur një rritje me rreth 4% dhe përtej nëngrupit të shërbimeve ka dhënë efekte pozitive edhe ndërtimi. Sektori i turizmit ka dhënë nxitur ekonominë me anë të disa sektorëve si në tregti, restorante e akomodim.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se rreziqet janë të shumta nga konfliktet e armatosura, tregtia e re e mundshme, luftërat dhe nga politika e shtrënguar monetare por edhe ngjarjet ekstreme të motit.

Më herët edhe Banka Botërore ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti e ndikuar kryesisht nga rritja e konsumit, turizmi dhe ndërtimi .Projeksionet e këtij institucioni gjithashtu janë për një rritje te ekonomisë me 3.3% gjatë këtij viti.

Në raportin e fundit ekonomik për rajonin Banka Botërore thotë se rritja e punësimit dhe pagave ka ndikuar në uljen e varfërisë e cila vijon të ketë trend rënës.



Skip to toolbar