Një ditë pasi deputeti Xhemal Qefalia është paraqitur në SPAK, sot në dyert e Prokurorisë së Posaçme është parë edhe Saimir Tahiri.
Mediat raportojnë se ish-ministri është thirrur për të dëshmuar në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit 2011 ndërsa në atë kohë ndodhej në opozitë.
Ditën e djeshme deputeti socialist Xhemal Qefalia zbuloi arsyet e prezences së tij në SPAK.
‘Isha për të dhënë dëshminë si person në dijeni për 21 janarin 2011 ku mbetën të vrarë 4 persona. Kam dhënë dëshminë, shpresoj shumë dhe ka bindjen duke parë seriozitetin e SPAK. Jam i bindur që të ketë një ndëshkim që shpirtrat e atyre të 4 protestuesve të rehatohen. Kjo ka qenë dëshmia ime para oficerëve të SPAK.’ – tha Qefalia.