Masakra e Dobraçit/ Softa: Policia, mungesë profesionalizmi për mosndalimin e personit të tretë. Leka: Ka dyshime se…

Më të fundit


Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa e cilëson mungesë profesionalizmi të policisë, mosndalimin e personit të tretë në masakrën e Dobraçit, ku dyshohet se ka qenë Ibrahim Lici.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Softa u shpreh se Ibrahim Lici është pjesë e ngjarjes, përderisa është plagosur në atentat.

Ndërsa gazetari Ervin Leka deklaroi se policia nuk e mohon se ky person mund të ketë qenë Ibrahim Lici.

Sipas Lekës, ka dyshime se Lici mund të jetë ndihmuar nga një person, duke e larguar me automjet.

Fatjon Softa: E para po ta shikosh atë pamje, njerëzit janë te vendi i ngjarjes. Zbulimi i ngjarjes fillon te vendi i ngjarjes. E dyta, më shumë sesa frikë, por e quaj mungesë profesionalizmi. Më shkon mendja te ngjarja e Pogradecit, është e njëjta ngjarje. E njëjta situatë. Nuk e ruan vendin e ngjarjes. Është një person, i cili derisa është i plagosur, është pjesë e ngjarjes.

Ervin Leka: Është larguar me një automjet. Policia nuk e mohon që mund të jetë edhe Ibrahim Lici. Te video e motorit, shiriti i policisë, në pjesën e pasme, është e rrethuar. Vendi i ngjarjes ka qenë i rrethuar. Është brenda perimetrit të sigurisë. Sipas dëshmitarëve, ka qenë ky person, i veshur me të zeza, që e ka vendosur Hamza Licin dhe e ka vendosur në trotuar. Mund të ketë qenë edhe një ritual. Nuk ka ndodhur e njëjta gjë me trupat e tjerë. Kemi pasur Arlind Bishatin dhe çiftin Basha që ndërroi jetë. Por kush e ka ndihmuar Ibrahim Licin, ka dyshime se është afruar një person me automjet në vendin e ngjarjes. Ka dyshime se ky person ka qenë edhe i armatosur. Ka pasur edhe shkëmbim zjarri./abcnews.al



Skip to toolbar