“Shpresat” nuk “llogariten”, katër prej “Kuqezinjve” shkojnë në tribunë për sfidën ndaj Çekisë

Më të fundit


Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet mbrëmjen e kësaj të shtune, në orën 20:45, me Çekinë, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të dhe të parafundit të xhiros së grupeve të UEFA Nations League.

Nga lista e publikuar për ndeshjet e nëntorit, kundër Çekisë do të mungojnë katër lojtarë, mungesa që janë nga porta në sulm.

Kështu, tekniku Sylvinho ka vendosur të mos llogarisë për sot shërbimet e tre lojtarë të Kombëtares U21, Simon Simoni, Jon Mersinaj e Feta Fetait, si dhe Mirlind Dakut të pezulluar.

Këta katër lojtarë tashmë janë të detyruar të ndjekin ndeshjen në tribunën e stadiumit “Arena Kombëtare”, kjo për shkak edhe se lista me emrat e përzgjedhur nga tekniku brazilian ishte me 4 lojtarë më shumë se ç’është e lejuar. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar