17 doza kokainë dhe 13 doza kanabis sativa u gjenden mesditën e sotme në institucionin e ekzekutimit të vendimit penal “Jordan Misja”.
Sasia e drogës iu gjet familjarit të një personi i cili mbahet në burgun 313 për veprën penale të vrasjes, ndërsa lënda narkotike u tentua të futej në burg përmes ushqimit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e ka identifikuar personin që tentoi të fuste lëndën narkotike brenda në burg, ndërsa droga është sekuestruar dhe do i përcillet organit të akuzës për hetim.
Personi që mbahet në qeli është me mbiemër Asllani, teksa pritet që Drejtoria e Burgjeve të përcjellë njoftim për media. Një ditë më parë, në IEVP Fushë Krujë u gjet një aparat celular që dyshohet se i përket të dënuarit Ramazan Rraja.
Celulari i është dërguar SPAK për tu eksperuar në labortarin digjital.
