Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20 në rrugën Lushnjë-Rrogozhinë.
Një 27-vjeçar ka përplasur për vdekje me makinë një 79 vjeçar. Abdyl Ferhati ndërroi jetë në vendngjarje pas plagëve të marra. Ndërkohë drejtuesi mjetit Haris Faslliaj u shoqërua në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.