“Në Kosovë ka aktorë të huaj keqdashës aktivë që tentojnë të minojnë demokracinë e Kosovës duke I thelluar ndasitë etnike.”
Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një konferencë ditën e martë në Prishtinë. Ai nenvizoi se dezinformimi mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta veçanërisht gjatë periudhës zgjedhore, në të cilën Kosova ndodhet aktualisht përpara zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Dezinformatat mund të kenë pasoja të mëdha, por veçanërisht gjatë periudhes së zgjedhjeve dhe është e rëndësishme që qytetarët të kenë qasje në informacione të sigurta për të marrë vendimet më të mira që mund të marrin për të ardhmen e vendit të tyre…Ka aktorë dashakeq, të huaj aktivë që tentojnë të minojnë demokracinë e Kosovës duke thelluar ndasitë etnike. Nuk duhet të lëmë një gjë e tillë të ndodhë…
Ambasadori hovenier tha se aktoret keqdashes po perpiqen të krijojnë përçarje ne Kosove, por theksoi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar në ndertimin e besimit ndermjet grupeve etnike, duke e bërë vendin më të fortë.
“Lëvizjet e tilla tregojnë se aktoret keqdashës përpiqen të shfrytëzojnë natyrën shumetnike të Kosovës për të krijuar ndarje. Diversiteti i Kosovës është burim i forcës dhe Kosova është shtet shumë etnik, është burim i forcës dhe jo i ndasisë”.
Ndër të tjera, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel.
Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper ka njoftuar se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takim, si dhe pjesë e axhendes është edhe diskutimi për zbatimin e Marrëveshjes së Normalizimit të marrëdhënieve.
Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel.