Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre.
Sipas policisë, viktimat janë pronari i banesës Altin Maksuti dhe i afërmi i tij Vladimir Bengu.
Policia u lajmërua nga të afërmit pasi nuk u përgjigjeshin në telefon, ndërsa më pas rezultoi se fatkeqësisht të dy kishin ndërruar jetën.
Ndërkohë është bërë e mundur edhe nxjerrja e trupit të pajetë nga banesa.