Kjo ditëlindje e SPAK, institucionit i cili solli ndryshimin e shpresuar në vend, u cilësua si një ditëlindje mes sfidash. Analistja Brizida Gjikondi u shpreh se eventi i 5 vjetorit ishte për t’i dhënë një mesazh klasës politike, fushë me interes për ndërkombëtarët. Sipas saj, Dumani ristrukturoi SPAK-un dhe shqiptarët kanë qenë shumë të dëshpëruar për një figurë si ai.
“Eventi për 5 vjetorin më shumë u shfrytëzua për të dhënë mesazh jo vetëm Berishës, por tërë klasës politike sepse atë kanë më shumë problem ndërkombëtarët. Politika ka levat që të pengojë, kushtëzojë. Unë do i festoja 2 vjetorin SPAK-ut sepse ka qenë 3 vjet Arben Kraja dhe për mua nuk ka lënë shenjë dhe nuk shkruajti ndonjë histori.
Të gjithë prokuroët e SPAK janë zgjedhur me një karrierë të spikatur në luftën ndaj krimit. Ishin depozituar shumë kallëzime në SPAK dhe Kraja kishte një mënyrë të mefshtë dhe të ngadaltë operimi. U kompleksua shumë nga politika sepse politika është një ujk i vjetër dhe i di të gjitha skutat dhe aty godet te pikat e dobëta të karakterit.
Unë jam kundër hyjnizimit dhe të bërit idhuitarizëm, por kemi qenë aq shumë të dëshpëruar për një figurë të tillë saqë po e zmadhojmë rolin dhe figurën e Dumanit.
Dumani ristrukturoi SPAK-un brenda, rindau prokurorët. Tre vjeçari i ndenjur në hije e bëri të njihte dosjet dhe kolegët. E ka futur veten e tij në të gjitha dosjet ku janë personazhet problematikë.
Kjo ka bërë t’i fus ritëm, ndershmëri dhe sens kontrolli dhe kjo nuk është gjë e vogël. Po përgatitet Klodian Braho që është një nga prokurorët më të ashpër dhe më korrekt që thonë e tejkalon Dumanin për kurajo dhe ana profesioanle.Ky është një lajm shumë i mirë! “ / abcnews.al